Real Madrid e ka mposhtur në Santiago Bernabeu ekipin ekuadorian LDU Quito me rezultat 4-2, në një ndeshje të vlefshme për Grupin B të Peace Cup. Golin e parë të madrilenëve e realizoi Cristiano Ronaldo, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.
Njëherësh, ky ishte goli i parë i yllit portugez me fanellën e bardhë. Golat tjerë për Realin i shënuan Di Granero, Metzelder e Negredo.