Një çift është bërë marrësi i një kartoline të dërguar 79 vite më parë. Arthur Davies dhe partnerja e tij, June Nicolopolous morën kartolinën në shtëpinë e tyre në Lacon Road, East Dulwich. Ajo ishte adresuar për zotin dhe zonjën Richardson, më datë 1929 dhe ishte dërguar nga Burnham-on-Crouch, Essex.
“Mendimi i parë ishte se bëhej fjalë për shaka”, thotë zonja Davies. “Por kur pashë zarfin ku ishte, vura re se ishte “Royal Mail” dhe shkruante se ky artikull ishte vonuar në postë. “Ti pret që disa letra të jenë vetëm disa ditë të vonuara, por 79 vite janë gati një shekull”, shton ajo. Një zëdhënës i “Royal Mail” thotë: “Është e pamundur të vendosësh me saktësi se çfarë i ka ndodhur kësaj kartoline”.